Sosela Rrusho
Njih më nga afër profesionistët që kontribuojnë në komunitetin tonë.
Sosela Rrusho
Dr. Sosela Rrusho ka përfunduar studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, dhe është specializuar në Mjekësi Familjare. Aktualisht është kandidate për doktoraturë në Departamentin e Mjekësisë Familjare. Ka përvojë klinike në kujdesin shëndetësor parësor, menaxhimin e pacientëve me sëmundje kronike dhe ndjekjen e pacientëve të hospitalizuar.
Prej vitit 2017 është angazhuar në edukimin dhe trajnimin mjekësor për studentë, mjekë dhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë. Ka shërbyer si koordinatore e edukimit mjekësor dhe drejtore mjekësore në klinika private. Aktualisht merr pjesë në programe trajnimi për trajnerë mbi zbatimin e protokolleve për menaxhimin e sëmundjeve kronike në kujdesin parësor.
Eksperienca e saj në mësimdhënie përfshin rreth 100 trajnime teorike dhe praktike, mentorim studentësh, zhvillim programesh edukative dhe organizim konferencash mjekësore. Në punën si lektore, ndërthur përvojën klinike me praktikën e bazuar në evidenca dhe njohuritë akademike.
Shpreh interes për AMA-n