Renisa Hoxha
Njih më nga afër profesionistët që kontribuojnë në komunitetin tonë.
Renisa Hoxha
Renisa Hoxha është infermiere e diplomuar me Bachelor dhe Master në Infermieri, me mbi tre vite përvojë profesionale në Bllokun Operator të Onkologjisë pranë QSUNT. Ajo është angazhuar në asistimin e ndërhyrjeve kirurgjikale, përgatitjen e pacientëve dhe ruajtjen e standardeve të sigurisë e sterilitetit në sallën e operacionit.
Profili profesional
• Mbi tre vite përvojë si infermiere në Bllokun Operator të Onkologjisë.
• Përgatitje dhe asistim gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
• Përkushtim ndaj kujdesit të sigurt dhe cilësor për pacientët.
• Aftësi organizative, komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip multidisiplinar.
• Njohuri në përdorimin e Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.
• Njohuri të gjuhës angleze në nivelin B2.
• Angazhim në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
