Lulezime Shehaj

Njih më nga afër profesionistët që kontribuojnë në komunitetin tonë.

Profili profesional

Lulezime Shehaj

Dr. Lulezime Shehaj është mjeke pediatre, e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, me formim praktik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përvoja e saj përfshin vlerësimin dhe menaxhimin e patologjive akute pediatrike, ndjekjen e fëmijëve në spital dhe në konsultë ambulatore, si dhe bashkëpunimin me ekipe multidisiplinare për rastet komplekse.

Për gjashtë vjet ka punuar si mjeke e përgjithshme në Spitalin Amerikan, ku është angazhuar në vlerësimin klinik, urgjencë dhe ndjekjen e pacientëve në disa shërbime spitalore. Përvoja në komunikimin me pacientët dhe familjarët mbështet qasjen e saj të kujdesshme ndaj fëmijëve dhe prindërve.

Që nga viti 2024 është e angazhuar si mjeke trajnuese në programet e ANCORA INT / AMA ORG për studentë të mjekësisë dhe infermierisë, duke zhvilluar trajnime teorike dhe praktike në bashkëpunim me mjekë ndërkombëtarë.

Fushat e përvojës
• Diagnostikim dhe menaxhim i sëmundjeve pediatrike.
• Vlerësim klinik, menaxhim i urgjencave dhe ndjekje e pacientëve.
• Komunikim me fëmijët, pacientët dhe familjarët.
• Bashkëpunim në ekipe multidisiplinare.
• Edukim mjekësor dhe organizim i trajnimeve për studentë.

Shpreh interes për AMA-n