Flavja Hoxha

Njih më nga afër profesionistët që kontribuojnë në komunitetin tonë.

Profili profesional

Flavja Hoxha

Flavja Hoxha është farmaciste e diplomuar në Universitetin e Barit “Aldo Moro”. Ka eksperiencë në farmacinë komunitare dhe në industrinë farmaceutike, me fokus në prodhimin e barnave dhe dezinfektanteve, sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe çështjet rregullatore.

Gjatë eksperiencës në farmacinë komunitare ka ofruar këshillim profesional për pacientët mbi përdorimin korrekt të barnave, dozimin, ndërveprimet e mundshme dhe sigurinë e terapisë. Kjo përvojë i ka forcuar aftësitë në komunikimin me pacientët dhe në vlerësimin e nevojave individuale shëndetësore.

Profili profesional
• Farmaci komunitare dhe industri farmaceutike
• Këshillim farmaceutik dhe edukim i pacientëve
• Prodhim barnash dhe procese cilësie (GMP / QMS)
• Dokumentacion teknik dhe rregullator (CTD)
• Trajnim i profesionistëve të shëndetësisë dhe studentëve
• Fokus në cilësinë, sigurinë dhe përdorimin racional të barnave
• Aftësi organizative, analitike dhe bashkëpunim multidisiplinar

Shpreh interes për AMA-n