Elsa Golemi

Njih më nga afër profesionistët që kontribuojnë në komunitetin tonë.

Profili profesional

Elsa Golemi

Elsa Golemi është infermiere e diplomuar me Bachelor dhe Master Shkencor në Infermieri të Përgjithshme, me mbi tre vite eksperiencë profesionale në sallën e operacionit pranë QSUNT. Gjatë kësaj periudhe ka qenë e angazhuar në Kirurgjinë Vaskulare dhe Kardiokirurgji, duke asistuar në ndërhyrje kirurgjikale komplekse, përgatitjen e pacientëve dhe instrumenteve, si dhe garantimin e standardeve të sigurisë, asepsisë dhe sterilitetit në sallën e operacionit.

Profili profesional
• Mbi tre vite eksperiencë si infermiere në sallën e operacionit në Kirurgjinë Vaskulare dhe Kardiokirurgji.
• Eksperiencë në asistimin dhe instrumentimin gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale komplekse.
• Aftësi në përgatitjen, sterilizimin dhe organizimin e instrumenteve kirurgjikale.
• Njohuri në kujdesin perioperator, monitorimin e pacientëve dhe përdorimin e aparaturave mjekësore.
• Përkushtim ndaj standardeve të larta të asepsisë, antisepsisë dhe sigurisë së pacientit.
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim, bashkëpunim dhe punë në ekip multidisiplinar.
• Aftësi për të ruajtur qetësinë dhe për të vepruar me shpejtësi në situata kritike.
• E angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Shpreh interes për AMA-n