Aureta Bruçi
Njih më nga afër profesionistët që kontribuojnë në komunitetin tonë.
Aureta Bruçi
Dr. Aureta Bruçi është mjeke gastrohepatologe, e diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, dhe e specializuar në Gastrohepatologji pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht ushtron profesionin në Spitalin Rajonal Memorial Fier.
Ajo diagnostikon dhe trajton sëmundje gastrointestinale dhe hepatike, përfshirë sëmundjet e traktit gastrointestinal, IBD, GERD, hepatitet, cirrozën, insuficiencën hepatike, hemorragjitë gastrointestinale dhe patologjitë e pankreasit. Ka kryer mbi 2500 procedura endoskopike diagnostike dhe terapeutike, përfshirë gastroskopi, kolonoskopi dhe polipektomi, si dhe realizon ekografi abdominale diagnostikuese.
Dr. Bruçi është e angazhuar në edukimin mjekësor, kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional. Ka marrë pjesë në ESGE Days, UEG Week dhe Düsseldorf International Endoscopy Symposium. Në Programin e Mentorimit ESGE ka kryer një observership në IRCCS Ospedale San Raffaele, me fokus në endoskopinë e avancuar, EUS dhe ERCP.
Profili profesional
• Diagnostikim dhe trajtim i patologjive gastrointestinale dhe hepatike.
• Mbi 2500 procedura endoskopike diagnostike e terapeutike; gastroskopi, kolonoskopi dhe polipektomi.
• Ekografi abdominale dhe vlerësim i patologjive të organeve abdominale.
• Trajtim i rasteve komplekse dhe bashkëpunim multidisiplinar.
• Pjesëmarrëse dhe lektore në konferenca e trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Autore dhe bashkëautore e botimeve dhe prezantimeve shkencore në gastroenterologji.
• Anëtare e COST Action CA24162 – Management Committee dhe pjesëmarrëse në Programin e Mentorimit ESGE.
• Edukim dhe mentorim i studentëve të mjekësisë, mjekëve të rinj dhe profesionistëve të shëndetësisë.
• Kujdes profesional, i individualizuar dhe i orientuar drejt nevojave të pacientit.
