Një komunitet.
Një përkushtim i përbashkët.

AMA është një organizatë jofitimprurëse në shërbim të edukimit mjekësor dhe komunitetit në Shqipëri. Njih misionin, vlerat dhe njerëzit tanë.

01 / Kush jemiOrganizatë jofitimprurëse

Investojmë te njerëzit
që kujdesen për shëndetin.

Albanian Medical Association është një organizatë jofitimprurëse që mbështet zhvillimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri përmes edukimit mjekësor, bashkëpunimit profesional dhe shërbimit humanitar.

Që prej vitit 2021, lidhim studentët dhe profesionistët me mjekë shqiptarë e ndërkombëtarë. Besojmë te profesionalizmi, integriteti dhe dhembshuria. Të frymëzuar nga vlerat biblike, shërbejmë me respekt e paanshmëri, pa dallim feje, race apo kombësie.

Pjesëmarrësit e trajnimeve të AMA-s në Tiranë, 2023
Studentë dhe profesionistë së bashku · Tiranë, 2023
02 / Qëllimi ynë

Njohuri të forta.
Kujdes me dinjitet.

Misioni

Fuqizojmë studentët dhe profesionistët përmes trajnimit të bazuar në evidencë, edukimit të vazhdueshëm dhe mentorimit. Në komunitet, e kthejmë këtë përvojë në shërbim humanitar të përgjegjshëm.

Vizioni

Një sistem shëndetësor më i fortë dhe më human, ku profesionistët bashkëpunojnë, zhvillohen vazhdimisht dhe vendosin dinjitetin e pacientit në qendër të kujdesit.

Pjesëmarrës gjatë ushtrimeve të reanimimit me manekin
Ushtrime praktike në trajnim · Tiranë, 2024
Ekipi i AMA-s gjatë një vizite në komunitet
Shërbim pranë komunitetit · 2023
03 / Pse ka rëndësi

Mundësi për të mësuar.
Arsye për të kontribuar.

Largimi i profesionistëve prek edhe të ardhmen e kujdesit në Shqipëri. Studentët kanë nevojë për mundësi praktike, mentorim dhe një komunitet ku profesioni lidhet me shërbimin.

Përgjigjja jonë, në praktikë

  • Trajnime praktike për studentët e shëndetësisë
  • Edukim i vazhdueshëm dhe kurse të akredituara
  • Vizita humanitare dhe edukim në komunitet
  • Partneritete për ekspertizë dhe burime
Zbulo programet
04 / Rrugëtimi

Nga një grup vullnetarësh,
drejt një qendre mjekësore.

01

Trajnim

Që prej vitit 2021, zhvillojmë aftësi klinike përmes mësimit teorik dhe praktik.

02

Zhvillim profesional

Programet e edukimit të vazhdueshëm dhe kurset e akredituara mbështesin profesionistët.

03

Shërbim

Studentë dhe profesionistë punojnë së bashku në vizita humanitare në komunitet.

04

Vizioni i ardhshëm

Synojmë një klinikë si bazë për kujdes, trajnim dhe mision.

Studentë duke praktikuar ekzaminimin me stetoskop
Aftësi klinike në praktikë · Vlorë, 2026
Pjesëmarrësit në një trajnim të akredituar të AMA-s
Edukimi i vazhdueshëm për profesionistët · 2026
1,000+Studentë e profesionistë të trajnuar
100+Trajnime, seminare e konferenca
19Mjekë & profesionistë
4Drejtime të misionit

Veprimtaria e AMA-s që prej vitit 2021.

Njih njerëzit

Pas çdo trajnimi,
është një ekip që kujdeset.

Mjekë dhe profesionistë vullnetarë që ndajnë kohën, përvojën dhe përkushtimin e tyre.

Ekipi & profilet profesionale
Historia në fotografi

Një rrugëtim që vazhdon.

Zbulo momentet nga trajnimet dhe shërbimi në komunitet, nga fillimet e AMA-s deri sot.